Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mendoni se partneri ju tradhton?

nga Revista Kosovarja

Nëse e kapni partnerin duke tradhtuar, shanset janë të mëdha që kjo të mos jetë hera e parë që ai ju ka tradhtuar. Sipas ekspertëve, shumica e tradhtarëve kapen në flagrancë gjatë marrëdhënies së tretë.

Mbi artikull

Mesatarisht duhen katër vjet që një tradhtar të ekspozohet, të paktën kështu pohon anketimi me më shumë se 1,000 të rritur, i kryer nga Illicit Encounters.

Përveç këtyre statistikave, studimi gjithashtu ka zbuluar se tradhtia shpie në ndarje vetëm në 15% të rasteve.

Por, duke marrë parasysh se hulumtimi është kryer vetëm me britanikë, ekspertët thonë se çiftet britanike janë duke u bërë si çiftet franceze, ku tradhtitë shohin si ‘reagim natyral’ në lidhjet që fillojnë të bëhen bajat.

Moneytizer Paragrafi 4

Më shumë se 2/3 e tradhtarëve janë zbuluar nga partnerja gjatë ndonjë faze të martesës së tyre, por vetëm 1 në 10 persona është zënë duke tradhtuar gjatë marrëdhënies së parë dhe 1 në 8 gjatë marrëdhënies së dytë. Sipas studimit vetëm gjatë marrëdhënies së tretë gjasat për t’u kapur rriten me një në pesë.

Studimi gjeti se 39% e tradhtarëve u kapën nga mesazhet telefonike tek një dashnor sekret.

E-mail-et ishin arsyeja e dytë më e madhe me 22 %, ndërsa gënjeshtra për vendndodhjen, zbuloi tradhtarët në 20 % të rasteve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]