Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mëngjesi i 16-të brenda Komunës, Lulzim Hetemi sodit pak nga dritarja

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka 16 ditë që ka mbetur i ngujuar në objekt të Komunës.

Mbi artikull

Këtë mëngjes ai është parë në një prej dritareve të objektit teksa e vëzhgon situatën në oborrin e Komunës, me serbët lokalë që vazhdojnë protestën dhe KFOR-in e Policinë që kujdesen për sigurinë.Sot Hetemi ka pritur në vizitë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në përpjekjen e parë gjatë ditës së premte, ishte kthyer mbrapsht.

Hetemi gjatë ditës së dielë ka marrë edhe një telefonatë nga kryeministri Albin Kurti, derisa siç ka treguar shefi i Qeverisë gjatë bisedës të dy kanë treguar shqetësimin për njëri-tjetrin se mos po dorëzohet njëri apo tjetri.“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë. Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë , prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, ka deklaruar Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]