fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mënyra më e shpejtë e përgatitjes së domateve turshi

nga Revista Kosovarja
4 ditë më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Domatet turshi janë pjesë e çmuar e kuzhinës tradicionale të Shqipërisë. Përgatitja e tyre kërkon kohë, zemër dhe përkushtim nga amvistat shqiptare.

Ato njihen zakonisht si “zahire” dhe përgatiten gjatë verës për t’u bërë gati dhe konsumuar në dimër.

Të bërit turshi nëpërmjet fermentimit me shëllirë ose uthull është një teknikë e mirë e ruajtjes së perimeve.

Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave.

Llojet më të përhapura të turshive në Shqipëri janë ato të domates, lakrës, specave, perimeve të përziera, kastravecave, patëllxhanëve dhe panxharit.

Domatet turshi janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë.

Përveç vitaminës C, fermentimi çliron acidin laktik dhe probiotikët të cilët ndihmojnë tretjen.

Siç e dimë, frutat dhe perimet e freskëta përmbajnë antioksidantë natyralë që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Megjithatë, jo të gjithë e dinë se fermentimi në ndryshim nga gatimi i ruan antioksidantët.

Turshitë përmbajnë sasi të moderuara të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, thiaminës, riboflavinës, niacinës, vitaminës B-6, folatit, vitaminës B-12, vitaminës A, vitaminës E, vitaminës D, dhe vitaminës K.

AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju recetën më të mirë shqiptare të domateve turshi.

Si të përgatisni domatet jeshile turshi
Përbërësit
* 1 kg domate jeshile, të pastruara dhe të prera në katër.
* 1 gotë me uthull të bardhë
* 1 gotë me ujë
* 1 lugë gjelle me kripë e fortë
* 3 lugë çaji me fara lulekopre
* 6 thelbinj hudhër të qëruar
* 3 deri në 4 lugë çaji me piper kokërr
* 3 gjethe dafine

Udhëzimet
1. Sterilizoni katër kavanozë qelqi në ujë të valuar. Vendosini kapakët në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët.
2. Në një tenxhere tjetër kombinoni uthullën, ujin dhe kripën dhe lërini të ziejnë.
3. Shtroni një napë në banak dhe mbi të vendosni kavanozët dhe kapakët e sterilizuar. Më pas në secilin prej tyre hidhni :

-1 lugë çaji me fara lulekopre
-2 thelbinj hudhër
-Çerek luge çaji me piper kokërr
-1 gjethe dafine

4. Shtoni kokrrat e domateve në kavanozë. Hidhni ujin e kripur mbi to duke lënë hapësirë në sipërfaqe. Përdorni lugë druri për të larguar bulëzat e ajrit dhe shtoni ujë me kripë nëse është e nevojshme. Fshini grykën e kavanozëve me një napë të pastër dhe mbyllini kapakët.
5. Vendosini në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas lërini të ftohen mbi një peshqir të vendosur në banak. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht sigurohuni që kapakët janë të izoluar dhe puthitur mirë.
6. Prisni të paktën një javë përpara konsumimit. Ruajini kavanozët në një vend të ftohtë e të errët deri në një vit.

Përfitimet e domates jeshile
Vitaminat antiokisdantë: Një domate e madhe jeshile përmban 43 miligramë vitaminë C duke plotësuar gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe pothuaj 60 përqind të dozës ditore për femrat.

Në të njëjtën kokërr gjeni 58 mikrogramë të vitaminës A, duke plotësuar një të dhjetën e dozës së rekomanduar ditore. Marrja e këtyre vitaminave e mbron sistemin imunitar dhe parandalon plakjen e parakohshme.

Vitamina K dhe Vitaminat B: Vitaminat B e ndihmojnë organizmin të përdorë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet për prodhimin e energjisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Një domate jeshile ofron 10 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminave B, thiaminës, acidit pantotenik dhe më pak se 10 përqind të riboflavinës dhe niacinës për të cilat keni nevojë çdo ditë.

Minerale, Proteina dhe Fibra: Ndonëse domatja jeshile përmban pak minerale, ajo plotëson nivelin e ushqyesve të rekomanduar me 5-10 përqind të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe manganit. Këto minerale ushqejnë gjakun, nervat, kockat dhe muskujt.


Etiketa: DomateturshiPërgatitje

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

Pite mrekullueshme e shpejtë me mollë

6 orë më parë
Gatojca

10 sekretet e kuzhinës që do të përmirësojnë shijen e recetave tuaja

18 orë më parë
Gatojca

Krostatë me qershi

19 orë më parë
Gatojca

Kek pa gjalpë dhe vezë

2 ditë më parë
Gatojca

Fileto peshku me kunguj dhe krem misri

2 ditë më parë
Gatojca

Tavë me patate dhe salsisçe të freskëta

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Aksident trafiku afër Fakultetit Teknik në Prishtinë

Vajzat lezbike zbulojnë se mamatë e tyre kanë shkuar me të njëjtin burrë: Jemi motra?!

Haradinaj: Mazhoranca ta votojë Trustin, ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

TË FUNDIT

Melinda provokon me të pasmet gjigante

10 minuta më parë

Melinda Ademi shumicën e kohës pozon me imazhe që shfaqet provokuese. Duke u dalluar me linjat e trupit, nuk mungon...

Incident në koncert, Stresi lëndohet në kokë

24 minuta më parë

Një incident është shënuar në një koncert që ka mbajtur Stresi. Reperi po bëhej gati për të dalë në skenë...

Albina Kelmendi risjellë këngën e Rifat Berishës “Za ku t’kam moj qifteli”

39 minuta më parë

Këngëtarja e mirënjohur Albina Kelmendi e ka risjellë këngën “Za ku t’kam moj qifteli”, e cila ka qenë një nga...

Laureta dhe Roberti realizojnë poza të nxehta në pushime

54 minuta më parë

Laureta dhe Roberti janë ndër çiftet më të rinj në shoëbizin kosovar. Dyshja nuk ndalen me poza të ndryshme në...

Prezantuesja kosovare e kujton babain e ndjerë: Shpresoj je krenar me mu

1 orë më parë

Ariana Berisha është prezantuesja simpatike e “KTV”-së, e cila së fundi po prezanton emisionin “Bonë përhajr”. Ariana, së fundi ka...

“Janë të baxhanakut”- Deputetit të VV i vjedhin 50 mijë euro në banesë

1 orë më parë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovës Mirsad Shkreta ka rënë pre e grabitjes pak ditë më parë. Sipas raportimeve në...

MË TË LEXUARAT

A jeni gati për ritëm? Soni Malaj bashkëpunon me këngëtarin e njohur

Sa operacione plastike i ka Blero?

Deputetja kosovare nis pushimet në Egjipt

Musliu: Jam e gjatë 1.75 cm, kallamoqi ishte më i gjatë se unë, e përgëzoj fermerin

Trembëdhjetë vjet nga vdekja e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson

Xhensila dhe Klajdi po sjellin duetin e parë bashkë

Blero ‘zihet ngushtë’, komenton ndarjen nga Afrona

Lola duket bukur me këtë fustan nusërie

Ja përse qeset e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh

Lola shfaqet atraktive derisa thekson linjat trupore në veshjen e zezë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist