fbpx

Mërgimtarët rrahin një laborant në Podujevë, donin që testin e Covid-19 ta bënin negativ me dhunë

nga Revista Kosovarja

Një laborant është sulmuar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme ( e enjte), në Podujevë. Burrë e grua bënë testin për Covid19, por që rezultatet nuk i morën ashtu siç deshën.

Dyshohet se njëri doli pozitiv e tjetri negativ, dhe kjo bëri që çifti në fjalë të konfrontohet me laborantin i cili edhe iu kumtoi rezultatet.

 Çifti i cili besohet se jeton në një nga shtetet perëndimore, kërkoi me ngulm që edhe testi tjetër të ishte negativ.

Sipas këtij raportimi, laborantët kanë refuzuar një kërkesë të tillë, gjë e cila bëri që çifti në fjalë të acarohej edhe më shumë.

Për më shumë mund ta shihni foton më poshtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]