fbpx

Mërgimtari gjendet i vdekur në përrockë në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një 68 vjeçar nga Peja, është gjetur i vdekur tek vendi i njohur si “Te Bazeni”, në Pejë.

Viktima N.B. u tha se mbrëmjen e së hënës ishte në shoqëri të disa vetave, por kur ndodhi rasti qe i vetëm.

Këtë vdekje e ka konfirmuar edhe policia, e cila po vazhdon të merret me hetimet lidhur me këtë rast.

Ata që e njohën viktimën, hedhin poshtë mundësinë për ndonjë vdekje të qëllimshme.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësi Ligjore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]