fbpx

Mërgimtari nga Malisheva bëhet hero në Itali, i shpëton vëlla e motër pasi u aksidentuan në autobusin ku humbën jetën 21 persona

nga Revista Kosovarja

Italia është tronditur mbrëmë pasi një autobus ra nga një mbikalim dhe për pasojë kanë vdekur 21 persona e rreth 15 tjerë janë lënduar.

Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Venica ka edhe një protagonist Bujar Buçaj, mërgimtar nga komuna e Malishevës.

Bujari ka ndihmuar së paku dy të rinj vëlla e motër nga Ukraina duke i nxjerrë nga autobusi që kishte rëndë disa metra poshtë urës.

Mediat në Itali e kanë vlerësuar lart për këtë gjest.

“Unë kam qenë në punë përballë aksidentit. Posa e kam dëgjuar zhurmën e madhe, i kam kapërcy telat e stacionit trenit dhe kam vrapu neper shina të trenit. Kam mbërri në vend të ngjarjes. Kur kam mbërritur aty, kam dëgjuar bërtima. Dy të rinj i kam ndihmu vëlla e motër të cilët kanë qenë të lënduar”, ka treguar ai./ IndeksOnline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]