fbpx

Mërgimtari nga Zvicra paguan biletën afro 400 euro për të ardhur në Kosovë për të votuar

nga Revista Kosovarja

Një mërgimtar nga Kamenica që jeton në Zvicër nuk ka shfrytëzuar mundësinë e votimit përmes postës, për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, pasi thotë se “vota e tyre po zhduket”.

Prandaj ai ka vendosur të udhëtojë për Kosovë, por që kjo i ka kushtuar më shumë se sa të votonte me postë, duke paguar kështu afro 400 euro.

“Përmes postës po na humbin votat, edhe po kushton. Me postë kemi pagu 80- 100 frang, e kemi vërejtur që ajo votë po zhduket. Kështu që e kom vendos që me pagu ma shtrenjtë edhe me ardhë me jep votën. Biletën e kom pagu 420 frang (afër 400 euro)”, ka thënë ai për mediat kosovare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]