Bota shqiptare njeh shumë femra të suksesshme, të atilla që ja kanë dalë fuqishëm në jetë, në profesion dhe sot janë shembull i shkëlqyer e model që duhet ndjekur.
E tillë është edhe Merita Sylaj, e cila për më shumë se një dekadë punon në Farmaci. Por, që gjatë kësaj kohe ka punuar edhe si prezantuese e lajmeve në një tv lokal në Gjilan, gjithashtu ka qenë e angazhuar dhe në disa filma në regji të Kenan Gurgurovcit, Ekrem Sopit,Halil Budakovës dhe në serialin “Vendlindja Ime”.
“Në vitin 2016 në New York kamë marrë pjesë në festivalin “Albanien Film Festival” si producente e filmit “Instanbul Conaction”, ku dhe fitova çmimin e një ndër filmave më të mirë të festivalit”, thotë Merita, e cila tani merrem me estetikë ku dhe kam një bashkëpunim të ngushtë me njërën nder faqet më mëdha në botë, Met Daan.
Merita Sylaj tashmë ka hapur klinikën e saj estetike, “Meri Aesthetic” në Gjilan. Me këtë fushë ka nisur të merret prej një viti dhe është tejet e kënaqur.
“Jam e çertifikuar në të gjitha shërbimet që unë ofroj. Jam çertifikuar nga Depileve me
seli në Spanjë, Tesa Academi, tek Dr. Natasha Spasov në Maqedoni, tek estetistet e mirnjohura Kubra dhe Sulltan Kehribar në Turqi, etj.
Shërbimet që unë ofroi janë: Wax, pastrimi i thellë i fytyrës, trajtimin e rrudhave me fije collagen, lift maska, Hydra facial, Hear remove me GoldenLaser2023, Tatto remover me pico laser2023, heqjen e pigmenteve të lëkurës, ripërteritjen e lëkurës, carbon peeling, Botox, etj.
“Si person jamë shumë detaiste dhe profesioni i Farmacisë është i lidhur ngushtë me Estetikën dhe kjo ishte idea që ta kem një klinkë për Estetikë”, është shprehur profesionistja e farmacisë dhe tashmë fushës së estetikës.
Për revistën “Kosovarja”, Merita tregon se planet e saj janë ta zgjeroj biznesin e saj edhe më shumë. “Falënderimi i takon Zotit që kam startu vetëm me Waxing dhe për një kohë të shkurtër kam arrit ti fus në treg të gjitha këto shërbime dhe krejt në fund mendoi që “duhet të kesh aftësi për të shitur aftësi”.