fbpx

Merita Merja flet për mashtrimet që po bëhen me punën e saj. Kush po përfiton në emrin e artistes?

nga Revista Kosovarja

Ndonëse egziston ligji për të drejtën e autorit, ai është plotësisht i pa përfillshëm dhe i pa respektueshëm në botën shqiptare.

Plagjiatura është tejet e shprehur dhe kjo ka prekur së fundi edhe një mga emrat më influent të botës së të bukurës, Merita Merja.

Artistja e dizajnit të modës, Merita Merja është prekur nga dukuria shumë e përhapur e shkeljes së të drejtës së autorit dhe plagjiatura në rrjete sociale.

Dizenjatorja Merita Merja,sot, publikoi një foto me një diçiturë, ku shkruante se fustani që modelja Oriola Marashi mbante veshur ishte disenjim tërësisht i saj dhe ndihej “e vjedhur” dhe e indinjuar profesionalisht. Pra, dikush e kishte përdorur foton e krijimit të saj pa e cituar atë.

“Minimalisht të thonë kush e ka disenjuar sepse puna e tjetrit është puna e tjetrit dhe në mos një ditë një ditë tjetër do dalë në dritë si punojnë atje në Kosovë, emrin e së cilës nuk dua ta përmend sepse nuk dua që edhe nga kjo të përfitojë e ti bëhet reklamë” ka thënë Merita.

Kjo nuk është hera e parë që puna e artistes së të bukurës i përvetësohet puna nga të tjerët.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]