fbpx

Merita Merja prezanton “Eternity Palette” me 21 tone specifike

nga Revista Kosovarja

Merita Merja është emër i konfirmuar në botën e së bukurës, është e pa krahasueshme dhe brend autentik që e njohin gjjthëandej, madje edhe përtej kufinjëve shqiptar.

Suksesi i artistes së parukerisë dhe grimit ka prekur majat, ndërkohë që edhe produktet e personaliziara të Merjes marrin vëmendje gjithnjë e më shumë.

Produkti i fundit i bukurisë që është lansuar nga Merja, është “ETERNITY PALETTE”.

Artistja thotë se paleta e saj e parë për përmban 21 tone ku secili ton ka emrin specifikues. Gjithashtu çdo emër ka një domethënie të veçantë, përcjell “Kosovarja”.

“Jam shumë e lumtur që arrita të nxjerr produkte kaq cilësore dhe profesionale që nderojnë punën. Më është dashur shumë kohë për të sjellë diçka kaq të bukur dhe më në fund ja arrita qëllimit tim “Glam By Merita” dhe “Eternity Palette” . Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë e të bukur të mbushur plot surpriza. Kam ende shumë për t’ju treguar. Gjëra të bukura janë duke ardhur. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur”, thotë Merita Merja.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]