Rike Roçi është shprehur se nuk ka asgjë mes saj dhe Meritonit dhe se ata të dy janë vetëm shokë.
I pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga opinionisti Arbër Hajdari, Rike theksoi se Meritoni njeh njeriun e saj të zemrës dhe tashmë që kjo gjë u sqarua Ilnisa mund t’i futet në krevat sa herë të dojë.
Arbri: Rike dhe Meriton, a mund të më thoni se çfarë raporti keni?
Rike: Meritoni njeh njeriun e zemrës time, e ka shok. Tani Ilnisa mund t’i futesh Meritonit në krevat sa herë të duash.
Arbri: Domethënë jeni shok?
Rike: Po.
Arbri: Atëhere nuk e kuptoj këtë raportin shoqëror që ju keni.