fbpx

Meritoni tregon planet pas BBVA3, film me Ilnisën?

nga Revista Kosovarja

Meriton Mjekiqi ka folur për marrëdhënien që ka kaluar me Ilnisën pas daljes nga Big Brother, në “Cherry on Top” për planet dhe projektet që po përgatit në vijim.

“Ilnisa ka pasur shumë kujdes me mua kur kam dalë nga shtëpia, sepse Ilnisa e ka jetuar brenda asaj shtëpie çdo detaj.

Edhe ngarkesë, edhe presion, edhe e ka kuptuar direkt kur ka dalë, që mediat kanë qenë ato që ndoshta e ngarkojnë tjetrin.

Dalëngadalë i kemi diskutuar gjërat, sepse unë nuk kam qenë i interesuar të di se çfarë ka ndodhur. Kam dashur ta shijoj dhe me u marrë me punët që kam përpara. E kam mbyllur bashkëpunimin me Melindën që e kam këngën, e kam dhe me Capital T këngën.

”“Kam shkruar edhe skenarin e filmit. Ilnisa e ka vazhduar. Jemi në përfundim. Unë ndonjëherë jam i pakënaqur dhe më thotë: ‘Çfarë ideje ke ti?’.

Pastaj është dhe pjesa e emisionit.”Do i rikthehesh sërish emisionit tënd? “Po, po. Do të ketë të reja.

Pastaj sa të mbaroj punët do të iki me pushime, sepse kam nevojë të shoh pak det.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]