fbpx

Merkel i jep leksione kryeministrit bullgar për vendosjen e maskës

nga Revista Kosovarja

Sot në Bruksel janë mbledhur krerët e 27 shteteve të BE’së, për herë të parë fizikisht që nga fillimi i pandemisë.

Në këtë takim të tyre në Bruksel ka rastisur të jetë edhe ditëlindja e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka mbushur 66 vjet.

Dhuratat nuk kishin munguar për të. Franca i ka dhuruar një shishe verë, por pa u parë nga askush.

Austria i kishte sjellë Sachertorte me çokolatë vjeneze e krijuar enkas për Princin Matternich.

Më vonë, kryeministri bullgar Boiko Borisov, e kishte ndarë Merkelin në një anë duke i treguar asaj një dhuratë, një kuti prej argjendi, të cilën ishte kujdesur që t’ia shpjegonte në detaje Merkelit.

E në një moment, Merkel është parë duke i dhënë këshilla Borisovit, duke qenë se ky i fundit e kishte vendosur Maskën, por kishte lënë hundën e tij jashtë saj

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]