fbpx

Merr flakë trafoja e rrymës në qendër të Prishtinës, ndërpritet energjia elektrike

nga Revista Kosovarja

Para pak minutash është ndërprerë energjia elektrike në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Rexhep Luci’, në qendër të Prishtinës, për shkak të një incidenti te trafoja e rrymës.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë kanë thënë për Sinjalin se një njësi ka shkuar për të intervenuar pasi janë njoftuar nga Policia për tym te trafoja e rrymës.

Si pasojë e këtij incidenti, energjia elektrike është ndërprerë, deri në rregullimin e problemit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]