Martesa mes Eglit dhe Gjestit, që lindi dhe u kurorëzua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duket se po përjeton një krizë të thellë ndoshta edhe fundin e saj.
Në fotosesionin e saj më të fundit, Egli është shfaqur pa unazën e martesës, gjë që ka ndezur menjëherë spekulimet në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Burime të afërta përflasin se çifti ka ndarë rrugët, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për statusin e marrëdhënies. Mungesa e unazës shihet nga shumë si një sinjal i qartë se diçka nuk është në rregull mes dyshes që dikur ndante premtime dashurie përjetë në sytë e publikut.