44
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe organizatës “Germin”, që ka të bëjë me verifikimin e aplikacioneve për regjistrim për periudhën e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
PZAP’i ka publikuar vendimin në faqen zyrtare, ku thuhet se vendimi i KQZ’së nuk prek apo cenon një të drejtë themelore të votuesve.