fbpx

Mes lotësh, Georgina zbulon se pësoi tre aborte para vdekjes së djalit

nga Revista Kosovarja

Georgina Rodriguez zbuloi se pësoi tre aborte para humbjes shkatërruese të djalit të saj të porsalindur Angel.

Modelja 29-vjeçare e bëri rrëfimin në sezonin e dytë të shfaqjes së saj Netflix, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol.

Ajo gjithashtu thuhet se do të zbulojë se nuk u tha menjëherë fëmijëve të saj se djali Angel nuk mbijetoi dhe u tha atyre se do të lindte më vonë se motra e tij.

“Meqë ende kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur. Derisa [Cristiano] u tha atyre se Angel ishte në Parajsë. Kjo ishte një dozë realiteti.”

Georgina do të tregojë më shumë në premierën e shfaqjes së saj në 24 mars.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]