fbpx

Mes ngjarjeve të fundit, Tayna publikon fotografi të veçanta

nga Revista Kosovarja

Rap-artistja shqiptare, Tayna, pak ditë më parë është kthyer me projekt të ri.

“Si ai” titullohet kënga, me të cilën bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh.

Megjithatë, akoma pa u bërë 24 orë kjo këngë u fshi nga platforma YouTube.
Ky projekt iu bllokua nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli, me të cilin dukej se është në një konflikt.

Ish-menaxheri sqaroi se Tayna ka qenë me të në kontratë për pesë vjet të tjera dhe se kompania ia ka larguar këngën.

Pas reagimeve të njëri-tjetrit, ai premtoi që kjo këngë do të kthehet në YouTube.

Ndryshe, kënga mori reagime të shumta kryesisht pozitive në rrjet.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]