fbpx

Mes raportimeve për ndarjen nga Anwar Hadid, Dua Lipa vjen tërheqëse me dekolte të hapur në kostumin ‘Versace’

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në qershor të këtij viti u bë zyrtarisht fytyra më e re e ‘Versace’.

Derisa po vazhdon të jetë një bashkëpunëtore e njërës prej markave më të famshme, ajo nuk heziton qe herë pas here t’i promovojë veshjet e tyre.

Këtë gjë e bëri edhe së fundmi, ndërsa riktheu gjithë vëmendjen me paraqitjet atraktive.

Krijuesja e hitit “Levitating” ka mahnitur në veshjen e ngushtë njëherësh në ngjyrat e kombinuara, blu, gjelbër e rozë.

Krahas dukjes e pozave tërheqëse, Lipa mbante në dorë edhe një çantë ‘Versace’ blu.

Dua ka qenë kryetemë në tabloidet ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve për shkak të ndarjes me modelin amerikan, Anwar Hadid.

Dyshja thuhet të jenë ndarë pas dy vitesh, ndonëse nuk është konfirmuar akoma nga çifti.

Të njëjtit filluan romancën në qershor të vitit 2019.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]