fbpx

Mesazhe të dhimbshme nga familjarët pas vrasjes së 15 vjeҫarit nga Gradica

nga Revista Kosovarja

Një 15 vjeҫar nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit ka mbetur i vdekur nga një bashkëfshatar i tij, derisa babai i tij është në gjendje të rëndë nga plagët e marra.

Thuhet se në një konflikt për mal, ka shkuar deri tek vrasja e këtij 15 vjeҫari dhe plagosja e babait të tij.

Në një mesazh në Facebook, një familjare e tij ka treguar dhimbjen e madhe të familjes për humbjen e djalit të vogël.

“Sot toka dhe qielli me lot Allahu na takoft në xhenet gjithmonë në zemrat tona ngushëllime familja ime dhe gjithë farefisi e mbarë shqiptaria edhe pse s’jam në mesin e juve dhimbjen e kam edhe më të madhe, pusho i qetë engjull”, ka shkuar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]