240
Një mesazh i veçantë ka mbërritur në monitorin e Big Brother Vip Albania për Heidin, nga aktori shqiptar i humorit, Ermal Mamaqi.
Ky i fundit i ka dedikuar fjalët më të bukura modeles shqiptare, teksa tregon qartazi që në këtë lojë është me të.
“Ke theksin më të veçantë që na bën të qeshim më shumë se me kolegët humoristë. Romeo pate fat o dreq! Jam me Heidin”-ka shkruar ndër të tjera ai.
Ky mesazh ka surprizuar Heidin dhe banorët, teksa ajo e ka falenderuar për fjalët e bukura dhe mbështetjen.