fbpx

Mesazhi që Luana Vjollca ia përcjell çdo vajze: Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj

nga Revista Kosovarja

Luana Vjollca ka publikur episodin e tretë të projektit “Thuaje”, një episod i cili preku sërish një nga fenomenet që ndodh gjerësisht në shoqërinë shqiptare.

Teksa foli rreth paragjykimeve me të cilat përballen vajzat e bukura sot, Luana zbuloi se para shumë vitesh, teksa ishte vetëm në fillimet e saj, një nga kolegët e ka nënçmuar duke nënvlerësuar kështu anën e saj profesionale, punën që ajo bënte çdo ditë për të arrirë ëndrrat e saj dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dalë nga këto paragjykime.

“Më tha që isha thjesht një vajzë e bukur e pas meje do të vinte dikush tjetër”-u shpreh Luana.

Më tej gjatë rrëfimit ajo përcolli mesazhe të forta në mbështetje të grave e vajzave që sot përballen me të tilla paragjykime.

“Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”-theksoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]