fbpx

Mësohet identiteti i polices kosovare që u gjet e vdekur në varreza!

nga Revista Kosovarja

Zyrtarja policore, Ajtene Islami është gjetur e vdekur në varrezat e Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar se Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person që dyshohet se është pa shenja jete.

“Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]