Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mësohet kur do të lëshohen certifikatat e COVID’it për udhëtime

nga Revista Kosovarja

Parlamenti Europian i dha dritën jeshile vendimit për lëshimin e certifikatave digjitale të Covid-19 përmes së cilave blloku evropian synon që të lehtësojë udhëtimet.

Mbi artikull

Me “OK-in” e marrë tashmë nga PE-ja, lëshimi i këtyre dokumenteve do të nisë më 1 korrik.

Një zhvillim i tillë konsiderohet mjaft inkurajues nga kryetari i Komitetit për Liritë Qytetare në Parlamentin Europian, Juan Fernando Lopez Aguilar, i cili i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të frenohen nga vendosja e kufizimeve shtesë ndaj pandemisë, përveç rastit kur ato konsiderohen vërtet shumë të nevojshme.

Certifikatat pritet të jenë falas dhe do të lëshohen nga shërbimet shëndetësore të vendeve anëtare.

Moneytizer Paragrafi 4

Dokumenti do të përmbajë një kod; ai do të jetë i përfshirë në sistem digjital por do të vijë edhe në formën e letrës. Certifikata do të përmbajë të gjitha të dhënat e personit që e mban e do të tregojë nëse ai është i vaksinuar, është shëruar nga koronavirusi apo ka pasur një rezultat negative të testit.

Nga ana tjetër, ajo nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. përmes një deklarate, Parlamenti Europian theksoi se BE-ja do të kujdeset për të shmangur mundësinë që certifikatat të falsifikohen. Ato vlejnë për udhëtim vetëm brenda vendeve anëtare të bllokut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]