fbpx

Mësoni se cilët artikuj mund t’i hani në lukth të thatë dhe cilët jo!

nga Revista Kosovarja

Shikoni cilët artikuj janë lehtë të tretshëm dhe cilët janë të vështira për tretje në mëngjes

Kafjalli është racioni më i rëndësishëm i cili jep gjithë energjinë e nevojshme, mirëpo është me rëndësi të dini cilët artikuj bën t’i hamë në lukth të thatë.

Trupit tonë në mëngjes i nevojiten mjaft materie ushqyese siç janë karbohidratet, fibrat ushqyese dhe albuminat.

Kur keni lukth të thatë (hipoaciditet – mungesë apo ulje e aciditetit në lukth), është me rëndësi të zgjidhni ushqime që e stimulojnë prodhimin natyral të lëngjeve të stomakut, por që njëkohësisht janë të lehta për tretje dhe nuk e irritojnë mukozën e lukthit

Qe se çfarë bën të hani në lukth të thatë:

Fjolla tërshëre

Janë të pasura me materie balasti të cilat zvogëlojnë kolesterinën. Prandaj, bëni qull për kafjall dhe kështu do të qëndroni më gjatë të ngopur.

Vezët

Edhe pse kanë pak kalori, japin ndjenjën e të ngopurit. Kafjalli me kalori të pakta jep më shumë hapësirë për racionet e tjera ditore.

Boronicat

Përmirësojnë kujtesën dhe nxisin ndryshim të materieve, gjë që gjithsesi është e dobishme të konsumohen në mëngjes.

Frutat arrore

Nxisin tretje të shëndetshme, rregullojnë vlefshmërinë e thartirës në lukth – posaçërisht nëse i hani për kafjall.

Mjalti

Cilësia shëruese e mjaltit është e madhe, mirëpo nëse e hani në mëngjes në lukth të thatë një lugë të vogël mjaltë do të keni forcë për gjithë ditën.

Shalqiri

Është i pasur me lëngun i cili shkëlqyeshëm ndikon në lukth të thatë.

Këta artikuj assesi mos i hani në lukth të thatë:

Jogurti

Nëse pini jogurt në lukth të thatë do të irritoni bakteret e thartirës së qumështit. Kjo vlen edhe për produktet e tjera të fermentuara qumështore – si p.sh. kefiri apo djathi.

Pjekurina me tharmë

Tharmi irriton lukthin e thatë dhe shkakton fryrje. Në produkte të ndryshme të furrës së bukës më me dëshirë kënaquni pasdite.

Ëmbëlsirat

Kjo nuk është befasi e madhe – ëmbëlsirat në lukth të thatë nuk janë ide e mirë. Do të ngrihet niveli i insulinës dhe kështu rritet edhe rreziku nga diabeti.

Dardhat

Mund të dëmtojnë mukozën e ndjeshme. Prandaj, për kafjall më me dëshirë hani pemë të tjera si p.sh. ato me kokrra.

Domatja

Përmban thartirë e cila rrit nivelin e thartirës në lukth.

Kastraveci

Si edhe perimet e tjera të freskëta, mund të shkaktojnë djegësirë, fryrje dhe dhembje në abdomen.

Bananet

Mund t’ju ngrihet niveli i magnezit i cili dëmton zemrën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]