fbpx

Mësuesja e 20-vjeçarit përlot me elegjinë kushtuar të ndjerit

nga Revista Kosovarja

Fati tragjik i 19-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili mbeti i vdekur në ngjarjen e rëndë të Velipojës, ka prekur zemrat e gjithë shqiptarëve. Musaeni punonte si ndihmës kuzhinier në njërin prej hoteleve ku u konfliktuan familja Gocaj dhe Ferracaku dhe ai ishte viktima më e pafajshme në gjithë këtë histori. Ditën e sotme mes shumë lotësh dhe dhimbje, Musaeni i ndjerë u përcoll për në banesën e fundit, teksa të gjithë vazhdojnë të vajtojnë për fatin e tij.

Njëra nga mësueset e gjimnazit, Valdete Gjyrezi, ka bërë një postim shumë prekës në rrjete sociale, teksa ka ndarë një foto me nxënësin e saj të ndjerë nga mbrëmja e maturës. Ajo ka shkruar një elegji për Musaenin dhe shprehet ndër të tjera se Musaeni ishte i varfër, por i pasur në shpirt, shumë social dhe i dashur me njerëzit.

Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri

***

Jam e shokuar.. Nga mbramja e matures ne diten ma te kobshme te tij Ishte jetim, i varfer pa celular por shum social, i dashtun me te tan Qofte i xhenetit Ngushellime familjes

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]