fbpx

Miftaraj: Korrupsioni ka emër, Vetëvendosje

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është transformuar në një organizatë jashtëzakonisht të korruptuar e hipokrite.

Siç shkruan Miftaraj VV erdhi në qeveri gojën plotë vrerë e slogane e retorikë anti-korrupsionit për të vepruar po njejtë siç pretendonin ata se bënin paraardhësit. Më pas veprojnë njejtë e me hipokrizi e justifikime të papranueshme.

Miftaraj përdori një parullë të njohur kosovare për të mbyllur shkrimin e tij dhe vlerësuar veprimtarinë e partisë në pushtet Vetëvendosje.

Sa ishin në opozitë vjellnin vrerë ndaj secilit që ishte i akuzuar për korrupsion, duke kërkar që ata të shkarkohen, ndërsa tash kur janë në pushtet po arsyetohen se në pozitat e larta udhëheqëse munt ë emrojnë njerëz të dënuar për korrupsion.

“Cfare transformimi i jashtezakonshem. Korupsioni ka emer, LVV”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]