fbpx

Mihali: Zajedinica s’ka për të hyrë nga asnjë derë, aq më pak nga ajo që lidhet me KiE

nga Revista Kosovarja

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, ka shkruar një status, në të cilin ka ofruar një garancion.

Mihali ka garantuar që Asociacioni (Zajednica siç e shkroi ajo), nuk do të hyjë nga asnjë derë.

Madje, Mihali ka shkruar se Zajednica (sic) aq më pak do të hyjë nga dera e Këshillit të Evropës.

“Zajednica nuk ka për të hyrë nga asnjë derë. Aq më pak nga ajo që lidhet me Këshillin e Evropës. Çfarëdo lobimi të bëjë Serbia. Ajo derë është mbyllur. Dhe do të qëndrojë ashtu. Sepse ashtu ka dashur dhe do populli i Kosovës” – ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]