fbpx

Mihrije Braha tregon si e kërcënuan serbët me automatik në mes të natës

nga Revista Kosovarja

Mihrije Braha ka zbuluar momentin më të tmerrshëm të jetës së saj në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ishte e ftuar bashkë me Naim Abazin.

Ajo ka treguar tmerrin që përjetoi një natë që u terrorizua me armë nga serbët.

“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën, dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra, ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin, dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, mëpas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në ate situate njeriu përjeton traumë.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]