fbpx

Mikela me skena të nxehta me Erionin në takim

nga Revista Kosovarja

Emisioni Për’puthen ende po vijon të shikohet mjaft shumë.

Kjo për shkak se çiftet brenda emisionit kanë krijuar drama e histori të ndryshme me njëri-tjetrin”.

Vlen të theksojmë raportin e Mikelës dhe Erionit dyshes më të komentuar që shpesh u gjenden në mediat rozë duke u komentuar për veprimet e tyre.

Ishte Erioni ai i cili u fokusua tek Ana Lleshi por më pas u rikthye sërish tek Mikela.

Për Erionin ky rrugëtim nuk po del të jetë edhe i lehtë pasi që në program tash e disa javë është edhe ish e dashura e tij Rrushe Zyba.

Derisa dje shfaqej në ekran takimi mes Mikelës dhe Erjonit që pati skena mjaft të nxehta, Rrushja nuk reagoi edhe aq mirë gjë që vërhehej në mimikat e fytyrës.

Theksojmë se Rrushja kishe sqaruar raportin e mëhershëm me Erionin ku ka treguar se nuk e vazhdoi lidhjen me të për arsye se atëkohë Erioni ishte në mbipeshë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]