fbpx

Miku i Kosovës, Knut Abraham zgjidhet Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

nga Revista Kosovarja

Një lajm i jashtëzakonshëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE). Knut Abraham është zgjedhur Nënkryetar i Asamblesë, si dhe është emëruar kryetar i delegacionit gjerman në këtë institucion të rëndësishëm evropian.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Urime të përzemërta, Knut, për zgjedhjen tënde si Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), si dhe për emërimin tënd si kryetar i delegacionit gjerman në PACE – delegacioni më i madh në këtë institucion të rëndësishëm”, ka shkruar Ajeti.

Emërimi i z. Abraham vjen si një njohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe profesionalizmin në përfaqësimin e interesave demokratike të shteteve anëtare.

Ai njihet gjithashtu si mik i vërtetë dhe përkrahës i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky zhvillim përforcon edhe më shumë zërin demokratik brenda PACE dhe përfaqëson një hap pozitiv për bashkëpunimin parlamentar evropian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]