fbpx

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi, ju bëfshin 75 ferra

nga Revista Kosovarja

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës.

Në një prej fotove të përzgjedhura, Zeka tregoi ftesën e Enver Hoxhës në vitin 1983 për të shkuar në Golem e se si e ka shoqëruar figura e diktatorit ndër vite.

Duke bërë bashkë kohën kur i dhuroi 75 trëndafila dhe momentin kur Enver Hoxha ndërroi jetë, Milaimi shtoi: “75 trëndafilat e mi, ju bëfshin 75 ferre që do të kalojë”.

Më tej Milaimi pohoi se ka një diferencë prej 16 vitesh me partneren e tij e që që prej momentit kur e pa për herë të parë vendosi që ajo të ishte gruaja e tij.

“Ish- gruaja ia ka treguar motivin e vërtetë pse jemi ndarë. Ajo ia tha Edës”, u shpreh Milaimi.
Gazetari dhe opinionisti theksoi se ka pasur një dashuri “frenetike” për partneren dhe ndër rreshtat e rrëfimit, pohoi se dashuria nuk shpjegohet!

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]