fbpx

“Mille Amici” në Shëngjin, dashuri me 5 yje

nga Revista Kosovarja

Riviera shqiptare është pasuruar me shumë hotele e resorte që mirëpresin mysafirët gjatë gjithë sezonit të verës dhe jo vetëm.

Guidat turistike ofrojnë një larmi vendesh të bukura, atraktive, joshëse. Por, shpesh gjjthçka del të jetë thjeshtë foto dhe fjalë, shkruan “Kosovarja”.

Marketingu pompoz, “bombardimi” i mediave dhe rrjeteve sociale, nuk duket të jetë strategji e zhvillimit biznesor të një prej hoteleve apsolutisht më të bukura në Shëngjin, hotelit me 5 yje “Mille Amici”.

Ky hotel i ri që ka hapur dyert për mysafirët vitin e kaluar, është kthyer në pikën më atraktive për pushuesit e plazhit të bukur të Shëngjinit, ata të cilët duan të trajtohen mirë, me kujdes e respekt, të akomodohen në mënyrë ideale dhe të ushqehen me shije e pa merak.

Me një arkitekturë ndryshe dhe jashtë linjes gati standarde e klasike të ndërtimit të hoteleve në bregdetin shqiptar, me një arredim tërheqës dhe unik, “Mille Amici” është një oazë paqeje dhe me gjasë më e bukura në zemër të Shëngjinit, që tërheq pushues nga e gjithë Evropa, e sidomos nga Kosova.

Hoteli posedon 50 dhoma me mundësi zgjedhjesh sa i përket kapacitetit. Në “Mille Amici” posedojnë dhoma double, dhoma triple, dhoma katërshe, dhoma për pesë persona dhe suita në rooftop. Dhomat kanë facilitete të nevojshme si: Frigorifer, televizor, klima,wi-fi, kasafortë, tharëse flokësh, etj. Pastrimi i dhomave bëhet çdo ditë dhe ky shërbim ofrohet falas.

Në hotel shërbehet mëngjes continental buffe për të gjithë klientët, gjithashtu ofrohet dhe darka me një menu të larmishme mishi dhe peshku.

Ja ku dalim tek një nga pjesët më atraktive të hotelit, që është shndërruar në dashurinë e madhe të mysafirëve. Pishina e “Mille Amici” është si një mini-kopsht botanik që ndodhet në pjesën e përparme dhe ndahet ne dy pjese, për femije dhe te rritur. Shtretërit e rehatshëm, shërbimi i klasit të parë, pastërtia dhe pamja e palmave, pishave dhe pemëve të tjera egzotike, e bëjnë pishinën e këtij hoteli një oazë që nuk do të mund ta ndërroni me asgjë. As me detin, madje! Çuditërisht, shumë pushues lënë ditët në plazh për pishinën e “Mille Amicit”. Mund të duket paradoksale, por… Duhet thënë se pastrimi dhe klorizimi bëhet çdo natë dhe pishina është vetëm në shërbim të klientëve të hotelit.

Bari është vendi i kafesë, kokteleve me shije dhe pamje speciale, pijeve freskuese, apo atyre alkoolike. Është një vend me shije, si çdo hapsirë tjetër e hotelit ku klasikja, modernja evropiane, orientalja e rafinuar, por edhe tradicionalja shqiptare, janë shkrirë perfekt njëra me tjetrën.

Dhe, meqë dashuria kalon nga stomaku, kuzhinën e lëmë në fund. Në fakt, as fjalët më të bukura e të zgjedhura nuk do të kishin fuqinë për të përshkruar pjatat dhe gatimet e “Mille Amici”. Menu e pasur dhe shije që nuk tradhëtohet.

Hoteli është biznes familjar, i cili shërben nën emrin tashmë të famshme “Mille Amici” dhe mirëpret të gjithë ata që duan një eksperiencë të pa harruar pushimi dhe sherbimi në zemër të Shëngjinit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]