197
Futbollisti kosovar, Milot Rashica së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.
Miloti e Belkizja janë prindër të një djali, që quhet Tian e shumë shpejt familja e tyre do të bëhet katër anëtarëshe, shkruan “Kosovarja”.
Belkizja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video nga festa e ditëlindjes së Tianit, ku edhe kanë zbuluar gjininë e foshnjës së dytë, që do të jetë djalë.
Çifti kanë pranuar urime të shumta nga miq e familjarë për këtë lajm të bukur. /Kosovarja/