fbpx

‘Mimikat i ka pasë ashtu prej protezave’ – Berisha arsyeton nervozën e Shabanit para gjuajtjes me armë

nga Revista Kosovarja

Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetajt ka vazhduar të mbrojë klientin e tij e njëjkohësisht të arsyeojë për veprimin e rëndë para tri viteve në Deçan.

Berisha për një video të funduit ku shihet Gogaj i nervozuar pak sekonda para se të gjuante drejt Tetajt, arayeton mimikat e të dyshuarit.

‘’Shabani ka majt proteza dhe e ka pasë shprehi me pasë këtë mimikë që i ka mbet nga protezat’’, kjo është përgjigja e Berishës në Prime Time.

Berisha kur pyetet pse Gogaj ka gjuajtur me armë drejt Tetajt, ai përgjigjet:

‘’Ka qenë dita më e lumtur e jetës së tij. Nëse e ke një revole me gaz, aso e shtynë edhe nën sofër sepse e njëjta nxjerr vetëm flakë edhe gaz. Shabani është i bindur se ka qenë arma me gaz, nuk ka pasë qëllim e as dashje e as dijeni se ajo vret dikë tjetër. Ka qenë vetëm pakujdesi’’, ka thënë ai në Prime Time.

Ndërkohë janë publikuar video nga shumë kënde në vendin e ngjarjes dhe ende ka shumë paqartësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]