Sot pushoi së rrahuri zemra e Nënës, vjehrrës e gjyshes së dashur, Fiqerije (Nura) Lila.
Si veterane e arsimit, Nena edukoi shumë breza me përkushtim dhe dashuri. Shumë prej tyre, deri në ditët e saj të fundit, e kujtonin me respekt – shpeshherë duke e uruar me të fala e me lule.
Një falënderim i veçantë për mjekët, motrat dhe stafin e repartit Interno të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët, përkundër sfidave, u përkushtuan maksimalisht për t’i ofruar kujdesin më të mirë dhe profesional Nënës sonë.
Varrimi i Nenës do të bëhet nesër, më 26 maj, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.
E pamja do të mbahet po aty dhe më pas, të martën më 27 maj, nga ora 09:00 deri në 16:00, në Hotel “Grand” në Prishtinë.
Të pikëlluar:
Djali Arbeni, vajzat Teuta dhe Arbnorja, reja Mimoza, dhëndurët Ylberi dhe Shkelzeni, mbesa dhe nipat.