fbpx

Mimoza: Nuk di pse, mu fajin ma le

nga Revista Kosovarja

Mimoza Shkodra njihet si një nga këngëtaret më baladat më të bukura, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku ka disa vite karrierë dhe që nga paraqitja e parë në skenë ajo u mundua t’i qëndrojë besnike stilit të saj muzikor.

Së fundi ajo na ka kthyer prapa në kohë, duke na sjellë një kujtim shumë të bukur të para dy viteve, një nga këngët e saj më të suksesshme, “Mu ma le fajin”.

Kjo këngë ishte një nga hitet më të bukura të asaj kohe, e gjithashtu edhe sot ka arritur t’i mbijetojë kohës, duke u dëgjuar e transmetuar në radio dhe televizionet tona.

Nostalgjia, apo pse e kujtoi Mimoza tash këtë këngë?

Kujtojmë se këngëtarja kohët e fundit nuk është dhe aq aktive në muzikë, pra që nga bashkëpunimi me Sabri Fejzullahun për festat e fundvitit, ajo ende nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]