fbpx

Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën për shkak të rrogave

nga Revista Kosovarja

Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar.

Këtë  e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve.

Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]