fbpx

Ministri i Shëndetësisë lavdëron IKSHPK’në, kërkon të respektohen masat

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar një fotografi nga laboratori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, duke thënë se krahasohet me laboratoret më të avancuara perëndimore.

Zemaj ka lavdëruar punën e ekipit të ekspertëve të Mikrobiologjisë, derisa ka apeluar te qytetarët që t’iu përmbahen rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, një punë e shkëlqyeshme e ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara përendimore. Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]