fbpx

Ministri Peci viziton një blegtor që merret me mbarështimin e racës autoktone të buallicave: Përbën interes shtetëror

nga Revista Kosovarja

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar një fermer në fshatin Novolan të Komunës së Vushtrrisë, që merret me mbarështimin e racës autoktone të buallicës.

Peci ka thënë se ai ka rritur numrin e krerëre nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht.

“Nën-produktet e qumshtit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror”, ka shruar Peci.

Tutje, ka njoftuar se javën e ardhshme do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024, ku për buallicat ka dyfish rritje të mbështetjes financiare.

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/910956421038419?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]