fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ministri serb i mbrojtjes: Nëse presidenti i Serbisë urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë

nga Revista Kosovarja
3 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ministri serb i mbrojtjes: Nëse presidenti i Serbisë urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milos Vuceviq ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbis në Brusel, jehonë kjo e opinionit të shefit të tij. Por shtoi se sado që të zgjasin negociatat e sado që të jenë të vështira do të ishin një zgjidhje më e mirë se konflikti.

Ministri serb Vuceviq ka thënë për televizionin Pink se nuk e konsideron as sukses një shtyrje prej 10 muajsh por me kusht se kjo do të zgjidhej më pas me kompromis të të dy palëve.
“Nuk jam optimist. Ne e prisnin ditën e fundit para se Prishtina të niste të gjobitjen për tabelat. Çfarë do të thoshte shtyrje e vendimit të Prishtinës? Ne do të mendonim se jemi lehtësuar pak, por nëse ne si Serbi do të pranonim që kjo të shtyhej për 10 muaj, e që pas tyre të zbatohej, kjo s’është sukses/ Ajo që do të duhej të bëhej është që të anulohet vendimi i Prishtinës për 10 muaj që në ndërkohë të gjendej zgjidhja e pranueshme për të dy palët. Situata është jashtë zakonisht e rëndë për ne” tha ministri serb dhe shtoi se askush nuk dëshiron eskalimin në terren por shtoi si zakonisht zyrtarët serbë se ‘nga një njeri si Albin Kurti gjithçka mund të pritet”.

Vuceviq u ankua më tej se kryeministri Kurti qenka i gatshëm edhe të ndezë luftë dhe qëndrimi i tij qenka i ngurtë dhe fokusohet vetëm tek normalizimi i plotë që do të thoshte praktikisht njohje nga Serbia. Ai lavdëroi shefin e tij Vuciq dhe tha se nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e tij pasi janë të shumtë ata që dëshirojnë që ai të lidhet nyje në Kosovë e ta akuzojnë për tradhti apo sa na ‘futi në luftëra na ruaj zot’.

Ministri rishtas i emëruar i mbrojtjes shtoi se nuk mund të thotë më shumë rreth ndodhive të mundshme në dikasterin e tij përpos se do të zbatojnë urdhrat e presidentit serb Vucic, siç pretendojnë shumë zyrtarë serbë se po përgatitet një ‘pogrom’ ndaj serbëve në Kosovë.

“Nëse presidenti i Serbisë urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë e Metohi. Nuk di çfarë mund t’iu them tjetër, përveç nëse dëshironi të përsëritet një Oluja e re. Apo mendoni se ne në Novi Sad e Beograd do të duhej të tërhiqeshim në kafene dhe të shikonim kampionatin botëror të futbollit në rahati. Këta që trimërohen nëpër kafene dhe thonë se duhet të luftojmë me çdo gotë që e qojnë, do t’iu dilte pija diku afër Kurshumlisë e do të ia mbathnin rikverc” tha Vucevic duke tallur opozitën serbe.

Ai shtoi qëndrimin e moderuar në publik, pjesë e vazhdueshme e narracionit të qeverisë serbe për të paraqitur veten si pala konstruktive, por me një dozë kërcënimi të nënkuptuar.

“Mendoj se është më mirë që 1000 ditë e orë të flasim dhe t’i shikojmë fytyrat e ngrysura të negociatorëve, se të kalojmë një orë në luftë. Hapësira jonë e manovrimit është shumë e ngushtë, por do të ishte mirë që nga Serbia të mos kërkohet t’i zbulojë të gjitha kartat e veta paraprakisht e të mos tregojmë se çfarë do të bëjmë në secilën rrethanë. Të mos tregojmë se kemi skenarë të caktuar për planin A, B, C dhe të tjerë. Po i konsiderojmë të gjitha opsionet por po punojmë që dialogu të vazhdojnë. Mendoj se askush nuk dëshiron konflikt” tha Vucevic.

Ministri serb Vucevic shtoi se në opinion harrohet se nuk bëhet fjalë vetëm për targa.


Etiketa: Ushtria Serbe

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Mbi 1.300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

55 minuta më parë
Aktuale

Shqiptari rrëfen momentet e tërmetit në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit kur ra

3 orë më parë
Aktuale

Tërmeti në Turqi, momenti kur nxirret i gjallë nga rrënojat 11-vjeçari

4 orë më parë
Aktuale

Kjo është situata e rrugëve të Kosovës

4 orë më parë
Aktuale

Përleshje në Pejë: Një femër dhe një mashkull rrihen mes veti

4 orë më parë
Aktuale

Tërmeti në Turqi ndjehet edhe në shtetet fqinje, mbi 200 të vdekur në Siri

4 orë më parë
Postimi tjetër

Andi Artani vjen me mesazhe për pastërtinë

Vuçiq lajmërohet nga Brukseli, poston fotografi duke luajtur shah

Alberije Hadërgjonaj: E dizajnova jetën time duke punuar shumë, faleminderit Zot


TË FUNDIT

Efi ka një mesazh për Luizin pas daljes nga “Big Brother”

7 sekonda më parë

Eliminimi i Efit nga shtëpia e Big Brother ishte një temë diskutimi që mori mjaft vëmendje. Ky eliminim u diskutua...

Arta Nitaj ironizon Dea Mishel: Kisha shkrujt diçka po më mirë jo

5 minuta më parë

Arta Nitaj, ka shprehur revoltën e saj për mbrëmjen e shtunës në kuadër të spektaklit “BBVA”. Kjo pasi mbrëmja ishte...

Reperi Getoar Selimi: Kur lindi vajza zbulova për sëmundjen time

6 minuta më parë

I ftuar në “Zemër Luana”, për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar...

Vivi vesh xhupin e Atdheut, kështu reagon Xhuli

24 minuta më parë

Ajo është bërë mënjëherë xheloze derisa tha se do i marr xhaketën Brunos. “Po a? Bruno ma sill xhaketën”, thotë...

Mbi 1.300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

55 minuta më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq...

Një super mami me stil si Einxhel Shkira

59 minuta më parë

Shkira ka postuar fotot më të bukura përkrah të shoqit dhe të birit. Familja duken më bukur se asnjëherë më...

MË TË LEXUARAT

Adele shpërthen në lot në mes të koncertit, çfarë ndodhi?

Getinjo si ‘Spiderman’ hynë në shtëpinë e famshme

Gabimet e mëngjesit që ua ‘shkatërrojnë’ ditën

Shën Valentini afër, këto janë gabimet që nuk duhet bërë burrat në këtë ditë

Si hyri Nol Nushi deri në dhomën e lajmeve në RTK? Tregon zyrtari i PSD-së

Fillon takimi Kurti-Erdogan

Arbenita, a po e pret Feron në Londër pas lirimit tij nga burgu?

Aktori i famshëm bën deklaratën e trishtë në lidhje me aksidentin e nënës së tij

Ujë me limon dhe sodë buke për dobësim?

Brokoli të pjekura me djathë dhe beshamelë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist