Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se me masën e re të mirtuar të gjitha institucionet e vendit publike dhe ato private duhet të respektojnë distancën fizike dhe të reduktojnë punën e stafit në zyre.”Me qëllim të parandalimit të përhapjes, IKSHP na ka rekomanduar dhe pas takimit me Komitetin që të gjitha institucionet Publike dhe private obligohen ta organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë online, që nënkupton reduktimin e stafit”.”Kjo masë e rekomanduar është bërë që të kenë një lloj harmonizimi me rastin e rikthimit të pandemisë”.
Zemaj në Info Magazine tregoi se nga kur hyn në fuqi kot masa.”Ky vendim hyn në fuqi në ditën e lëshimit. Besoj që ai është lëshuar menjëherë për Institucionet e Kosovës”.
”Manuali ka hyrë në fuqi nga data 15 e këtij muaji. Është dashur normal të jetë edhe tek mediumi juaj dhe të gjitha institucionet publike dhe private”.
A rrezikojë qytetarët kthimin përsëri në karantine?”Nuk dua të përdor as gjuhën e butë, por as të jap komplikime. Pandemia duhet të menaxhohet nga profesionistët shëndetësorë, të kontrollohet nga organet e rendit, dhe nga inspektorati”.”Ne kemi kërkuar rritje të numrit të stafit të personelit shëndetësor dhe me rritjen e kapaciteteve ne mendojmë që do të shkojmë drejt përmirësimit të gjendjes nga pandemia Covid-19”.”Nëse me këto masa do të kemi përmirësim të gjendjes, do t’i kthehemi lehtësimit të masave dhe do t’i presim edhe bashkatdhetarët dhe t’i kthehemi edhe normalitetit”.