fbpx

Ministrja gjermane: Samiti i BE-së t’i çojë sinjal Kosovës se liberalizimi po vjen

nga Revista Kosovarja

Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann ka thënë se Samiti i Bashkimit Evropian, i cili zhvillohet gjatë kësaj jave, duhet t’i çojë sinjal pozitiv Kosovës për liberalizimin e vizave.

Derisa po qëndron në një vizitë zyrtare në Luksemburg, Luhrmann tha se Ballkani Perëndimor është “në krye të prioriteteve” të Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Për shembull, tha ajo, qeveria gjermane shpreson se samiti “do t’i dërgojë një sinjal Kosovës se liberalizimi i vizave më në fund po vjen”, raporton mediumi gjerman Stern.de.

Samiti i BE-së, i cili fillon të enjten pasdite, do të paraprihet nga një takim i 27 krerëve të shteteve dhe qeverive me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtu përfshihen Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]