fbpx

MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës

nga Revista Kosovarja

Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që të caktojë çmimet e naftës.

Sipas vendimit të marrë nga ministrja Rozeta Hajdari, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Sipas njoftimit të MINT-it ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës në treg, pasi pas monitorimeve të inspektorve në treg kanë evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet në tregun botëror të naftës.

https://www.facebook.com/MINT.RKS/posts/503676521944768

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]