fbpx

Miqtë e Luizit flasin për herë të parë për sëmundjen e tij

nga Revista Kosovarja

Prime-n e të “Big Brother VIP”, me hapjen e “Kutisë së Pandorës” Luizi pati mundësinë e takimit të dy miqve të tij më të mirë, Jonit dhe Marios, i cili është i njohur edhe për punën e tij si aktor, kompozitor e drejtues artistik.

Ndërkohë sot ata kanë komentuar për herë të parë edhe historinë e sëmundjes së Ejllit, histori që u bë e famshme jo vetëm nê reality show, por në të gjithë Shqipërinë dhe në fakt kjo është hera e parë që njerëzit e afërt me të flasin për këtë cështje.

Të ftuar në “Ftesë në 5” ata u shprehën se mesa dinë nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Sipas Marios, miku i tyre ka gjasë që e tregoi historinë për shkak të presionit të madh, ose për shkak se ka dashur të duket i brishtë dhe kjo nuk ka qenë e lehtë për të, teori që e konfirmoi edhe Joni.

‘Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë. Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira’- thanë ndër të tjera miqtë e tij, të cilët po ashtu zbuluan se kanë folur me të ëmën e këngëtarit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij, por që tani është më e qetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]