fbpx

Miratohet në lexim të parë Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë, Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se në votim kanë votuar kundër katër deputetë.

“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci.

Opozita nuk e ka përkrahur as emrin e institutit dhe strukturën që përcakton ky projektligj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]