fbpx

Mirënjohja ‘nderi i mërgatës shqiptare’ shkon për Leonora Jakupin

nga Revista Kosovarja

Leonora Jakupi është këngëtarja e cila shumë vite më parë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore, dhe vazhdon të jetë e tillë.

Këngëtarja ka arritur të bëhet emër i hiteve të shumta të cilat kanë arritur majat e suksesit.

Edhe kësaj radhe nuk ka pasur si të mungojë një sukses tjetër. Këngëtarja ka marrur një vlerësim për kontributin e saj në muzikë nga diaspora shqiptare, të cilët e kanë nderuar me një certifikatë mirënjohje.

Këtë mirënjohje këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, “Nder i mërgatës shqiptare”, që iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës.

Kjo certifikatë iu dhurua asaj pikërisht për festën e 28 nëntorit, ku këngëtarja mbajti po ashtu edhe një koncert atje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]