Është një ndër netët më të rëndësishme në karrierën disa vjeçare të Alban Skënderajt, pasi sonte ai do të performojë në Milano të Italisë.
Miriam Cani dhe dy fëmijët e tyre janë nisur për të mbështetur njeriun më të rëndësishëm të jetës së tyre.
Miriami ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente të ëmbla, ku tregon se së bashku me fëmijët janë gati për në Itali, për të qenë pranë Albanit në këtë moment të veçantë.
Ndër të tjera, ajo shkruan se “e duan shumë sa nuk e ka idenë” dhe se janë jashtëzakonisht krenarë për të.
Koncerti recital “Motiv” nga Alban Skënderaj vjen në Itali pas suksesit të madh të koncertit sold-out që u mbajt në stadiumin “Air Albania”.
View this post on Instagram