Alban Skënderaj ishte ai që ndau në “Instagram” një foto duke puthur në ballë bashkëshorten e tij, Miarim Canin dhe të gjithë ndjekësit filluan të mendojnë për dashurinë që zgjat gjithë jetën në të mirë e në të keq.
Nga ana tjetër, Miriami postoi një tjetër foto duke u puthur në buzë me Albanin, ndërsa ishin duke xhiruar klipin e tyre të ri “Zemër përmbi Zemër”, një tjetër këngë ku ata i këndojnë dashurisë së përjetshme si një çft jo vetëm në klip, por edhe në jetë.
Për çiftin e këngëtarëve, ky është vitit i 15-të që do të ndërrojnë vitet bashkë dhe tingëllon shumë histori e bukur për të qenë e vërtetë, por ja që është e mundur. Po cili është sekreti?
Miriam Cani, e cila pozoi krah vajzës së saj, Amelit, për një revistë, ndër të tjera se cili është sekreti i jetëgjatësisë së marrëdhënies së gjatë me bashkëshortin e saj, njëkohësisht këngëtarin dhe kompozitorin e njohur, Alban Skënderaj.
“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëritjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar, për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, rrëfeu këngëtarja pak kohë më parë.
Ajo tregoi se Ameli e do shumë vëllain e vogël, Duamin, por sigurisht nuk mungojnë as xhelozitë, që kapërcehen shpejt. E duke qenë se akoma dy fëmijët janë ende të vegjël, planet për një fëmijë të tretë nuk dihet nëse janë të afërta.
Në mes të angazhimeve profesionale që ka, Miriam tha se përpiqet të jetë një nënë sa më shumë prezente dhe një grua me disa dimensione, pasi mendon se duhet gjetur gjithmonë një balancë midis familjes dhe punës, fëmijëve, bashkëshortit dhe karrierës. Kohët e fundit ata u janë përkushtuar bizneseve të tyre, pasi Miriam ka ardhur me një linjë veshjesh për fëmijë, të cilët janë muza e frymëzimit të saj.
Ajo e ka ëndërruar këtë që nga fëmijëria, por që u zgjua kur u bë nënë. Sipas saj, ky është një projekt për të cilin janë dashur muaj të tërë punë e pandalshme, por i ndërtuar me shumë dashuri dhe përkushtim. Kujtojmë që vitin e kaluar Albani e theu stereotipin (të paktën në klip) të burrit ideal, perfekt, besnik e romantik.