fbpx

Mirlinda Krasniqi, e vlen të bëhet asambleiste e Fushë Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ani pse situata me Covid 19-të po e paqartëson mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë prej javësh kanë prezantuar kandidatët e tyre dhe listat me emrat e asambleistëve.

Komuna e Fushë Kosovës, që njihet për zhvillim të hovshëm dhe menaxhim të mirë, po bënë përgatitjet për zgjedhjet e reja komunale.

Kjo komunë udhëhiqet nga “LDK”, partia që e ka bastion Fushë Kosovën, vendin që ndër tjerash është shndërruar në zonë afarizimi dhe industriale me zhvillim të hovshëm.

Në listën për asambleistë të Fushë Kosovës, gjendet edhe emri i një intelektualeje të re, psikologes Mirlinda Krasniqi.

Mirlinda Krasniqi ka përfunduar studimet bachelor për psikologji dhe gjithashtu është master i kësaj fushe.

Ajo është femër e njohur për vlerat dhe virtytet e saj dhe traditen familjare në fushën e biznesit dhe afarizmit, ku ka qenë edhe vetë e përfshirë.

Mirlinda Krasniqi, ka vizion të qartë për kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin edhe më të mirë të Fushë Kosovës. Mirlinda, i ka hyrë e përgatitur kësaj gare, duke shpresuar për një karrige në Asamble, shkruan “Kosovarja”.

Zëri i psikologes që garon nga rradhët e “LDK”-së, e vlen të dëgjohet, andaj është opsion i mirë për tia bërë “tik” votuesit e Fushë Kosovës. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]